Pasion për modën, famë falë internetit, jeta e 80 vjeçares Margret Chola ndryshoi papritur në vitin 2023, kur mbesa e saj, stilistja me bazë në Nju Jork, Diana Kaumba, u kthye për ta vizituar në Zambia dhe e veshi me fustane të modës së lartë e aksesorë tërheqës. Fotot e postuara në internet, u bënë menjëherë virale. Që atëherë, Legendary Glamma – një nofkë e formuar nga fjalët glam dhe grandma (gjyshe) – është bërë një fenomen me rritje të vazhdueshme në mediat sociale, me qindra mijëra ndjekës.
Moda dhe mediat sociale: kush është Legendary Glamma?
Një Iris Apfel e re. I njëjti stil elegant dhe maksimalist, i njëjti pasion për modelet, fustanet shumëngjyrëshe, ngjyrat e ndezura, aksesorët e mëdhenj e tërheqës, syzet e diellit po tërheqëse, xixa e bizhuteri, si dhe takat e larta. Ajo nuk e di saktësisht sa vjeç është, as nuk mund të thotë saktësisht se kur ka lindur.
Mbështetet në një bastun druri, pi çaj nga një filxhan metalik dhe nuk ka veshur kurrë xhinse apo paruke më parë. E martuar që adoleshente me një burrë më të madh në moshë, e detyruar të lërë shkollën, ka tre fëmijë dhe e përshkruan veten si të fortë, të lirë e krenare. Mbesës i la një amanet:
Kur të iki, ti do t’i ruash me fanatizëm këto kujtime.
Pse Legendary Glamma është kaq popullore:
Një bukuri larg stereotipeve, një ftesë për të kapërcyer diskriminimin mbi moshën dhe për të mos e marrë veten shumë seriozisht. Fenomeni Margret Chola, fotot e së cilës e portretizojnë gjithmonë jashtë shtëpisë, në fshatin e saj, tregon si jeta mund të na surprizojë dhe si mbajtja e një qëndrimi të hapur ndaj gjërave të reja mund të jetë një paralajmërues i përvojave e mundësive të papritura.
Një ikonë mode rastësisht, ajo është një shembull se si veshja mund të luajë një rol themelor në përcaktimin e identitetit të dikujt dhe shprehjen e stilit të tij.



