Gjendet në shtëpinë e njohur të ankandeve Sotheby’s në Nju Jork
Në Nju Jork, shtëpia e njohur e ankandeve Sotheby’s do të nxjerrë në shitje një nga veprat më të famshme e më provokuese të artit bashkëkohor, tualetin prej ari 18 karatësh të artistit italian Maurizio Cattelan, të titulluar “America”.
“America” u bë e famshme në vitet 2016–2017, kur u ekspozua në Muzeun Guggenheim të Nju Jorkut si një tualet plotësisht funksional, simbolikë ironike mbi pasurinë, luksin dhe realitetin shoqëror.
Vepra tërhoqi sërish vëmendjen botërore në vitin 2019, pasi një tjetër version i saj u vodh nga Pallati Blenheim në Britaninë e Madhe dhe nuk u gjet kurrë. Këtë herë, në ankand do të dalë i vetmi version i mbetur.
Cattelan rikthehet me një vepër që bashkon konceptin artistik me vlerën reale të arit./ Klan News



