Cristiano Ronaldo ka ndezur sërish debate të nxehta midis tifozëve me deklaratën e tij të fundit të hapur.
Në një intervistë me gazetarin e famshëm Piers Morgan, portugezi preku edhe temën e Kupës së Botës që do të vijë, transmeton GazetaBlic Sport.
Besnik ndaj stilit të tij, lojtari aktual i Al-Nasr vuri në dyshim peshën e madhe që shumë njerëz i japin Kupës së Botës në përcaktimin e lojtarëve më të mirë në histori.
Kur u pyet nëse është një ëndërr të fitosh Kupën e Botës, Ronaldo u përgjigj: “Jo, nuk është një ëndërr. Por kjo nuk duhet të të përcaktojë si lojtar. Çfarë të përcaktojë? A jam unë më i miri në histori për shkak se kam fituar një garë prej gjashtë, shtatë ndeshjesh? A mendoni se kjo është e drejtë?” tha ish-lojtari i Real Madridit.
/GazetaBlic Sport/




