Automjete të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë hyrë sot gabimisht në Mitrovicë të Veriut.
Kështu ka konfirmuar për portalin rtv21.tv ditur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani
Sipas tij automjetet e FSK-së kanë kaluar nëpër një pikë karburanti, e më pastaj janë kthyer mbrapa, kur kanë kuptuar se janë futur gabimisht.
“Diku para orës 11.00 në afërsi të stacionit Policor në Mitrovica Veri janë parkuar disa automjete të FSK-së. Kur atyre iu është afruar Policia, të njëjtit kanë thënë se e kanë ngatërruar rrugën. Policia i ka përcjell nga ai vend deri te Kërshi i Dudës”, tha ai.
Lidhur me rastin ka folur dëshmitarë për Kossev.
“Në fillim nuk i pamë se çfarë lloj automjetesh ishin, menduam se ishin automjete të KFOR-it, por shumë shpejt pamë logon e FSK-së dhe automjetet në trafik filluan të binin boritë”, kanë thënë ata




