Rita Ora ka ndarë me ndjekësit një pjesë të thellë dhe prekëse të jetës së saj përmes një serie mini-dokumentarësh të publikuar në rrjetet sociale.
Pas dy episodeve të para, ku foli për kujtimet në Londër dhe hapat e parë në muzikë, në episodin e tretë këngëtarja ka vendosur të rikthehet në rrënjët e saj – historinë e familjes dhe sfidat e emigrimit nga Kosova.
Prindërit e mi u larguan nga përndjekja e shqiptarëve në Kosovë në fillim të luftës jugosllave. Ata kishin një jetë të bukur në Prishtinë. Nëna ime ishte mjeke-psikiatre dhe ende është, ndërsa babai im punonte në financa dhe kontabilitet. Ata kishin karriera të suksesshme, por e humbën gjithçka duke ardhur në Londër
-rrëfen Rita me emocion.
Artistja tregon se periudha e emigrimit dhe sëmundja e nënës lanë gjurmë të thella emocionale tek ajo.
Fluturimi im i fundit, ndoshta në mënyrë nënndërgjegjeje, filloi kur nëna ime u diagnostikua me kancer. Nuk e kuptoja që isha gjithmonë në një gjendje ‘fight-or-flight’ gjatë gjithë fëmijërisë, derisa përjetova ankth të rëndë pas famës sime
-shprehet ajo.
Rita kujton gjithashtu vitet e para në Londër, ku familja jetonte në kushte modeste.
Ne kishim një vend me një dhomë në Earl’s Court. Ishte thjesht një shtrat dhe një dhomë. Nuk e dija asgjë për identitetin e një fëmije emigrant. Gjithçka që shihja isha një fëmijë
-tregon ajo me sinqeritet.
Mini-dokumentari i këngëtares britanike me origjinë shqiptare po tërheq vëmendje të madhe për autenticitetin dhe ndjeshmërinë e rrëfimit, duke e kthyer në një dëshmi frymëzuese për forcën, sakrificën dhe dashurinë familjare.




