Dashmir Afeti mori mbështetje të fuqishme nga Filipçe dhe Demiri në Zhelinë: Është koha për ndryshim!

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Në kuadër të aktiviteteve në terren para zgjedhjeve lokale, kryetari i LSDM-së, Dr. Venko Filipçe, dhe Agron Demiri, funksionar i lartë i partisë, vizituan komunën e Zhelinës, ku zhvilluan takim me banorët lokalë.

“Gjatë viteve të fundit, qytetarët e Tetovës dhe rrethinës – përfshirë edhe Zhelinën – janë dëshmitarë të veprimeve jotransparente në miratimin e planeve urbanistike, infrastrukturës jofunksionale, qenve endacakë që mbeten problem i pazgjidhur, ajrit të ndotur dhe mbeturinave në çdo cep. Askush nuk ndërmerr asgjë, ndërsa shëndeti i qytetarëve është seriozisht i rrezikuar”, tha Filipçe para qytetarëve të Zhelinës.

Ai theksoi se LSDM ka një plan të qartë për të rikthyer besimin në nivel lokal dhe vuri në pah rëndësinë e përfshirjes së figurave të reja në politikë, siç është kandidati Dashmir Afeti, bartës i listës për këshilltarë në Komunën e Zhelinës.

“Jam krenar që listën e udhëheq Dashmir Afeti – një njeri nga populli, i ndershëm dhe punëtor, që gëzon përkrahje dhe besim të madh në komunitet”, tha Agron Demiri, gjatë adresimit të tij para të pranishmëve.

Demiri shtoi se me përfshirjen e njerëzve si Afeti, LSDM po dëshmon se është koha për qasje të re, energji të re dhe qeverisje transparente në shërbim të qytetarëve.

Takimi në Zhelinë u zhvillua në një atmosferë të hapur dhe miqësore, ku qytetarët ndanë drejtpërdrejt shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre – nga pastrimi i mbeturinave, përmirësimi i infrastrukturës rrugore, deri te shërbime më efikase komunale.

Dashmir Afeti mori mbështetje të fuqishme nga Filipçe dhe Demiri në Zhelinë: Është koha për ndryshim!
|

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *