“Termokos” paralajmëron fillimin e furnizimit të jashtëzakonshëm me ngrohje

featured
Press Online
03 Tetor 2025, 11:58

“Termokos” ka paralajmëruar se në rast se vazhdon i ftohti, ditëve të ardhshme do të fillojë furnizimi i jashtëzakonshëm me ngrohje për gjithë konsumatorët.

Në njoftim thuhet se aktualisht janë duke u kryer testimet përfundimtare të rrjetit dhe gjithë sistemit të ngrohjes. Për shkak të përkeqësimit të motit, tashmë janë finalizuar përgatitjet për fillimin e furnizimit me ngrohje nëpërmes Ngrohtores së QKUK-së për nevojat e klinikave të kësaj qendre mjekësore.

“NP “Termokos” po përcjell me kujdes të shtuar situatën meteorologjike dhe në kordinim të ngushtë me KEK-un, jemi në gatishmëri të plotë për të përmbushur misionin tonë”, thuhet në njoftim.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter