Mbrojtësi William Saliba është në prag të nënshkrimit të një kontrate të re afatgjatë me Arsenalin pas një oferte të përmirësuar nga “Topçinjtë”.
Arsenali i dërgoi kushte të reja kontrate në gusht, të vlerësuara nga mbrojtësi dhe agjenti i tij në javët e fundit.
Kontrata e re e 24-vjeçarit do të jetë e vlefshme deri në verën e vitit 2030.
Saliba mbërriti te Arsenali në verën e vitit 2022 nga Marseja. Mbrojtësi ka bërë tashmë 139 paraqitje për “Topçinjtë”, duke shënuar shtatë gola dhe duke dhënë tre asiste.
/GazetaBlic Sport/



