Prishtina siguron fitoren e radhës, rikthehet në vendin e parë

featured
Press Online
25 Shtator 2025, 22:36

Skuadra e Prishtinës ka siguruar fitoren e radhës në Superligën e Kosovës.

Të drejtuarit e Arsim Thaqit triumfuan me rezultat 2 me 0 ndaj Prishtinës së Re, shkruan GazetaBlic Sport.

Ilievski dhe Blendi Baftiu shënuan golat e fitores për Prishtinën, fitore kjo që e dërgon këtë skuadër në krye të tabelës.

Pas gjashtë xhirove, Prishtina ka 13 pikë, 4 fitore, një barazim dhe një humbje.

/GazetaBlic Sport/

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter