Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka vazhduar dëshmia e Paul Williams, i cili ka qenë këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje në vitin 1999. Ai ka mohuar se i ka takuar ndonjërin nga katër të akuzuarit para shkurtit të vitit 1999. Gjatë pyetjeve të prokurorit të specializuar, Williams tha se para Rambujesë nuk kishte qenë në dijeni as për strukturën e organizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Paraprakisht, ai u përgjigj në pyetjet e avokatit të Jakup Krasniqit, Aiden Ellis, me tw cilin tha se ishte takuar, meqë ka qenë pjesë e delegacionit kosovar.
Ai tha se gjatë procesit të Vjenës dhe hartimit të Kushtetutës, Jakup Krasniqi kishte rol pozitiv për rolin e pakicave.
Ellis: Një pjesë e rëndësishme e negociatave të statusit përfundimtar dhe Kushtetutës kishte të bënte me mbrojtjen kushtetuese të grupeve të pakicave në Kosovë, përfshirë pakicën serbe dhe rome?
Williams: Po.
Ellis: Zotëri Krasniqi pati rol pozitiv në punën që është bërë për të siguruar këtë mbrojtje?
Williams: Po”, tha ai.
Pas pyetjeve të avokatëve mbrojtws, kanë vijuar pyetjet e prokurorit të specializuar, James Pace, ku edhe dëshmitari Williams ka deklaruar se Hashim Thaçi në Rambuje kishte presion.
Pace: A është e vërtetë që në Rambuje Hashim Thaçi kishte presion të jashtëzakonshëm nga Albright
Pace: Në Rambuje, zotëri Thaçi ka pasur presion të jashtëzakonshëm nga zonja Albright dhe nga persona të tjerë të lartë për nënshkrimin e marrëveshjes, a është e saktë kjo dëshmitar?
Williams: Po”, u përgjigj shkurt ai.
Në Dhomat e Specializuara në Hagë, dëshmitari i mbrojtjes tha se ai nuk merrte pjesë në biseda kur kishte punë të brendshme të Kosovës në Rambuje.
Williams: Kishte bisedime deri vonë në mbrojtje në kështjellë.
“Me aq sa më kujtohet mua kishte biseda të vazhdueshme deri vonë në mbrëmje në kështjellë lidhur me çështje të brendshme të delegacionit kosovar.
Pace: Dhe ju nuk keni qenë pjesë e këtyre bisedave sepse ju keni fjetur jashtë kështjellës, apo jo dëshmitar?
Williams: Po”, tha dëshmitari i mbrojtjes.
Paul Williams, dëshmia e të cilit është në mbrojtje të ish-presidentit Hashim Thaçi tha se në gjykatore se nuk ka qenë në dijeni të ndonjë tensioni mes Bujar Bukoshit dhe anëtarëve të UÇK-së.
Ai tha se nuk i kujtohet të ketë parë para Rambujesë ndonjë dokument apo komunikatë të lëshuar nga Ushtria Çlirimtare të Kosovës.
Pace: A jeni takuar me katër të akuzuarit përpara shkurtit të vitit 1999?
Pace: Përpara shkurtit të vitit 1999 ju nuk kishit takuar apo patur ndonjë kontakt me ndonjë nga katër të akuzuarit në këtë çështje?
Williams: E saktë.
Pace: Nuk ju kujtohet të jeni takuar apo patur ndonjë kontakt me Rexhep Selimin, a është kështu?
Williams: E saktë”, u përgjigj ai.
Ai tha se nuk i kujtohet që para Rambujesë të ketë lexuar as për përbërjen e delegacionit të Kosovës dhe as që Hashim Thaçi ishte anëtar i drejtorisë politike të UÇK-së
Pace: Përpara Rambujesë ju personalisht nuk kishit dijeni për strukturën e organizimit të UÇK-së?
Williams: E saktë.
Pace: Në vitin 1998 apo 1999 përveç kohës sa ishit në Rambuje apo në Paris, ju nuk keni marrë pjesë në mbledhje apo takime ku përfshiheshin anëtarët e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së?
Williams: E saktë.
Pace: Përpara shkurtit të vitit 1999 ju nuk kishit takuar asnjëherë apo nuk kishit patur kontakt me asnjë komandant zone të UÇK-së?
Williams: Saktë.
Pace: Në shkurt të vitit 1999, ju nuk dinit as emrat e zonave të UÇK-së?
Williams: E saktë.
Pace: Përpara Rambujesë, ju nuk kishit marrë pjesë në asnjë mbledhje në të cilën është diskutuar se kush nga UÇK do të merrte pjesë në Rambuje?
Williams: E saktë”, u përgjigj dëshmitari i mbrojtjes.
Dëshmia e Paul Williams ka nisur sot dhe pritet që do të vijojë edhe nesër.
Ky është dëshmitari i dytë i mbrojtjes në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, të cilët akuzohen për krime të pretenduara të luftës. Mbrojtja e Thaçit tha se dëshmia e Williams do të tregojë që “Thaçi nuk e kishte autoritetin për të nënshkruar marrëveshjen e Rambujesë”.
Rihanna ka rikthyer vëmendjen e fansave me një postim të ri në rrjetet sociale, ku…
Reperi kosovar, Don Xhoni ka bërë paraqitjen e radhës në rrjetet sociale. Këtë herë, ai…
Arjan Konomi dhe Bora Zemani kanë qenë bashkë për disa sezone në formatin e dashurisë…
Kryeministri Hristijan Mickoski në Tv “Sitel” tha se në Qeveri do të ketë ndryshime, duke…
Më 23 prill 2005, rreth orës 08:30 të mëngjesit, filloi një epokë e re për…
Ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, Mihail Rokas, ka theksuar se BE-ja do të vazhdojë…