Categories: TEKNOLOGJI

Lirohet brezi 700Mhz në Shqipëri për përdorim nga teknologjia 5G » PCWorld Albanian

Press Online
17 Shtator 2025, 20:03

I është hapur rruga zbatimit të rrjetit 5G përmes lirimit të frekuencave të digital dividentit dy (DD2), ku përfshihet brezi i frekuencave nga 694 MHz në 790 MHz. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar për konsultim publik një projektligj, i cili synon të sigurojë vazhdimësinë  e shërbimeve të medias audiovizive pas lirimit të brezit të frekuencave 700 MHz nga ana e tyre.

Duke qenë se brezi 700 MHz është aktualisht në përdorim nga mediat audiovizive, këto të fundit do të kenë kompensim financiar të pjesshëm të kostove që shkakton procesi i lirimit të brezit 700 MHz, me qëllim që të sigurohet vazhdimësia e marrjes nga publiku të të gjitha programeve televizive që transmetohen nëpërmjet rrjeteve tokësore, pas lirimit të brezit 700 MHz.

Brezat kryesorë të frekuencave 5G janë brezi 700 MHz, brezi 3400-3800 MHz dhe brezi 26 GHz.

Brezi 700 MHz, teknikisht është brezi më i mirë i frekuencave për ndërtimin e rrjeteve 5G, veçanërisht për shkak se frekuencat e këtij brezi realizojnë mbulim shumë të mirë me një numër të caktuar stacionesh (antenash). Ky brez frekuencash do të jepet në përdorim për operatorët celularë.

Rreth 5.1 milion euro do të jenë shpenzimet buxhetore për lirimin e tyre, të cilat do të  kompensohen nga të ardhurat që do fitohen nga dhënia në përdorim e frekuencave për operatorët celularë. Procesi parashikon të ketë rritje të të ardhurave në buxhetin e shtetit, pasi lidhet me lirimin e brezit të rëndësishëm të frekuencave të DD2, si dhe licensimin e frekuencave të tjera të lira dhe që janë caktuar për përdorim për rrjetet 5G.

Lirimi i frekuencave vjen gjithashtu si kërkesë e Bashkimit Evropian, e përcaktuar në dokumentin e pozicionit të përbashkët negociues për Grupkapitullin e tretë, në lidhje me kërkesat për Kapitullin 10, “Transformimi Digjital dhe Media”. Me këtë zgjidhet edhe problemi i interferencave me vendet fqinje.

Në teori, 5G ofron një shpejtësi mesatare prej 10 Gbps, që është më shumë se 100 herë më e shpejtë se teknologjia aktuale 4G. /SCAN

Press Online

Share
Published by
Press Online

Recent Posts

Rihanna ndez verën me postimin e fundit, publikon foto provokuese!

Rihanna ka rikthyer vëmendjen e fansave me një postim të ri në rrjetet sociale, ku…

48 minuta ago

A është kjo e dashura e re e Don Xhonit?

Reperi kosovar, Don Xhoni ka bërë paraqitjen e radhës në rrjetet sociale. Këtë herë, ai…

2 orë ago

“Ka bërë pakt me djallin”, Arjan Konomi ‘godet’ me deklaratën për Bora Zemanin!

Arjan Konomi dhe Bora Zemani kanë qenë bashkë për disa sezone në formatin e dashurisë…

3 orë ago

Mickoski: Arben Fetai do të angazhohet në Bruksel

Kryeministri Hristijan Mickoski në Tv “Sitel” tha se në Qeveri do të ketë ndryshime, duke…

3 orë ago

21 vjet nga videoja e parë në YouTube, klipi 18-sekondësh që ndryshoi botën

Më 23 prill 2005, rreth orës 08:30 të mëngjesit, filloi një epokë e re për…

3 orë ago

Rokas: Fondet e BE-së, varen nga Agjenda Reformuese

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, Mihail Rokas, ka theksuar se BE-ja do të vazhdojë…

3 orë ago