
Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se Inspektorati Farmaceutik ka zhvilluar aktivitet inspektues në barnatore private në Mitrovicën Veriore, ku gjatë inspektimit janë hasur sasi e madhe e produkteve medicinale të paautorizuara për tregun vendas.
Nga MSH është theksuar se produktet e gjetura ishin të pajisura me banderolë të Serbisë, ose të Maqedonisë ose dhe pa banderolë.
‘‘Në njërën nga barnatoret e qytetit u hasën edhe produkte medicinale me banderolë të kuqe që janë të dedikuara për sektorin publik të shëndetesisë dhe janë falas për qytetarët apo janë të dhuruara si donacione për Spitalin e Mitrovicës Veriore. Të njëjtat janë keqperdorur duke u dërguar në barnatore private për t’u shitur’’, thuhet mes tjerash në njoftim.





