Shqipëria hap qendra shëndetësore përgjatë bregdetit për kujdesin e turistëve

featured

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka njoftuar për hapjen e qendrave të kujdesit shëndetësor në bregdetin shqiptar.

Rama ka njoftuar se janë hapur 36 qendra në të gjithë bregdetin për pushime të sigurta dhe të qeta për të gjithë, transmeton KosovaPress.

Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë ka vizituar Qendrën Shëndetësore Verore në Shkëmbin e Kavajës.

Nga kjo vizitë ajo u njoftua se stafi mjekësor është në gatishmëri 24/7 për çdo emergjencë teksa pacientët janë 50% turistë shqiptarë dhe 50% turistë të huaj.

Shqipëria hap qendra shëndetësore përgjatë bregdetit për kujdesin e turistëve
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *