Apple pritet të zbulojë një iPhone të palosshëm vitin e ardhshëm, dhe raportet e fundit sugjerojnë se telefoni inteligjent hyri në testimin e prototipit në qershor.
Ky informacion bazohet në burime të zinxhirit të furnizimit, të cilat pretendojnë se Apple tashmë ka një prototip funksional të telefonit të saj të parë të palosshëm.
Edhe pse nuk dihen shumë detaje për iPhone të palosshën, një gjë është e sigurt.
Ai nuk do të jetë i lirë. Thashethemet sugjerojnë një çmim fillestar prej 2,100 deri në 2,300 dollarë.



