Ushtria izraelite rrëzon një raketë të nisur nga Jemeni

featured

Ushtria izraelite ka rrëzuar një raketë të nisur nga Jemeni mbrëmjen e sotme. Përmes nëj deklarate ushtria izraelite bëri me dije se raketa shkaktoi aktivizimin e sirenave në zona të shumta në të gjithë vendin.

Nuk raportohet për të lënduar ndërsa ushtria izraelite tha se raketa e nisur nga Jemeni u godit nga sistemet mbrojtëse. Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga grupi Houthi në Jemen mbi pretendimin izraelit.

Që nga nëntori i vitit 2023, Houthit kanë kryer sulme me raketa dhe dronë ndaj objektivave izraelite dhe kanë synuar anijet tregtare në Detin e Kuq, Gjirin e Adenit dhe Detin Arabik në mbështetje të palestinezëve në Gaza, ku më shumë se 56.600 njerëz janë vrarë në ofensivën izraelite.

Ushtria izraelite rrëzon një raketë të nisur nga Jemeni
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *