Macron dhe Putin zhvillojnë bisedë telefonike, zbardhen diskutimet

featured

Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi një telefonatë këtë të martë me presidentin rus Vladimir Putin. Telefonata  zgjati rreth dy orë.

Sipas njoftimit zyrtar nga Pallati Elize, Macron kërkoi një armëpushim në Ukrainë dhe nisjen e negociatave për t’i dhënë fund konfliktit.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia Reuters, duke cituar burime nga presidenca franceze.

Gjatë diskutimit, të dy liderët prekën edhe çështjen e Iranit. Macron theksoi nevojën që Irani të respektojë angazhimet e tij në kuadër të Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore, si dhe të bashkëpunojë plotësisht me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA).

Të dy presidentët ranë dakord të mbajnë kontakt dhe të rikthehen sërish në një bisedë të re së shpejti, për të koordinuar më tej veprimet e tyre.

Macron dhe Putin zhvillojnë bisedë telefonike, zbardhen diskutimet
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *