Bluesky, një alternativë e rrjetit social X, lançon sistemin e verifikimit

featured

Bluesky ka vendosur të adoptojë një sistem zyrtar verifikimi. Përmes një përditësimi kompania tha se planifikon të ofrojë etiketat blu të verifikimit për llogaritë autentike dhe të shquara.

Gjithashtu disa organizata të “besuara” do të mund të verifikojnë përdoruesit. Ky ndryshim është një kthesë e madhe për platformën e cila më përpara i ka rezistuar idesë së centralizimit të sistemeve të verifikimit.

Gjer më sot kompania është mbështetur në verifikimet e bazuara në domain ku përdoruesit mund të ndryshojnë username për të qenë në përputhje me domainet që janë të lidhura.

Por kjo qasje është kritikuar pasi konsiderohej e komplikuar dhe ofronte shumë pak mbrojtje ndaj imitimit. Nën sistemin e ri të Bluesky, kompania do të verifikojë në mënyrë proaktive disa llogari dhe të shtojë etiketën e verifikimit në profilet e tyre. Është i paqartë kriteri që Bluesky aplikon për dhënien e këtyre etiketave.

/PCWorld Albanian

Bluesky, një alternativë e rrjetit social X, lançon sistemin e verifikimit
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *