Gjiganti Tajvanez TSMC prezantoi A14, procesin më të fundit prodhues të tranzistorëve për procesorët prej 1.4-nanometër që do të hyjë në prodhim në 2028.
Teknologjia premton 15 përqind më shumë performancë dhe 20 përqind më pak konsum energjie krahasuar me procesorët 2-nanometër që do të hyjnë në prodhim në fund të 2025.
Procesi i ri i prodhimi prej 1.4-nanometër me shumë gjasa do të përdoret në procesorët e Apple, Intel dhe AMD.
Rritjet e performancës vinë për shkak të përmirësimit të densitetit të bordit logjik me 20 përqind krahasuar me teknologjinë 2-nanometër. Përmirësime të ngjashme pati edhe procesi 2-nanometër krahasuar me atë 3-nanometër.
Kështu çipet 1.4-nanometër do të jenë deri në 30 përqind më të shpejtë dhe 60 përqind më efikasë sesa çipet ekzistuese.
Çipet e Apple sot bazohen në procesin 3-nanometër të prodhimit nga TSMC dhe modeli i ardhshëm iPhone 17 gjithashtu do të bazohet në këtë teknologjisë pavarësisht se është përmirësuar përgjatë tre gjeneratave.
Me shumë gjasa Apple nuk do të ndryshojë teknologji për dy vitet e ardhshme përpara se të kalojë në 2-nanometër. Kështu implementimi i teknologji 1.4-nanometër mund të vijë edhe për 3 apo më shumë gjenerata pajisjesh. /PCWorld Albanian