Ajo që nuk duket, por bën gjithë ndryshimin
Materiali nga i cili është punuar fustani i nusërisë luan një rol vendimtar për të përcaktuar stilin që ju përshtatet më së miri.
Ju tërheqin më shumë copat e forta dhe të strukturuara, ato që derdhen lehtë apo materialet e lehta, pa peshë? Çdo zgjedhje ndikon drejtpërdrejt në stilin dhe pamjen përfundimtare të fustanit të nusërisë.
Më poshtë do të gjeni një përshkrim të katër materialeve më të përdorura për fustanet e nusërisë, që do t’ju ndihmojnë të kuptoni se cila përshtatet më mirë me stilin dhe dëshirat tuaja.
Mikado është një tip sateni, më i trashë se mëndafshi origjinal, shifoni apo sateni tipik dhe është perfekt për vajzat që do të donin një fustan të strukturuar.
Ky material është i duhuri për siluetat në formë A ose ato “trumpet”, të ngushta deri tek vithet e me hapje poshtë.
2. Tyli
Tyli është ndër më të preferuarit për fustanet e nusërisë, një material transparent i përbërë nga najloni, mëndafshi, poliestra apo fibra të tjera.
Shtresat e tylit krijojnë një pamje voluminoze të frymëzuar nga përrallat dhe janë ideale për fustanet e princeshave.
Fundet e tylit janë zakonisht të kombinuara me dantellë, temina apo qëndisje në pjesën e bustit në mënyrë që fustani të duket i plotësuar gati për mbrëmjen e rëndësishme.
3. Krepi
Krepi është copa ideale për t’u derdhur bukur pas trupit dhe është zgjedhja më e mirë për vajzat që dëshirojnë një fustan që ekspozon format trupore.
Krepi është përdorur më shumë për nuset që dëshirojnë një pamje jo-tradicionale, veçanërisht ato që pëlqejnë kombinezonet në ditën e tyre speciale. Vajzat që pëlqejnë dukjen minimale, gjithashtu duhet të zgjedhin këtë material për fustanin e tyre.
4. Dantella
Një ndër materialet më të përdorura për fustanet delikate të nusërisë.
Ju sigurisht që e dini sesi duket dantella, por a e dini se ka disa lloje dantellash që kanë karakteristika të veçanta të cilat e bëjnë çdo fustan të duket ndryshe?!
Cilëndo të zgjidhni, fustani juaj i nusërisë do të jetë i pakohë dhe perfekt nëse dëshironi një dukje klasike.