Mariah Carey “kundër kohës”: Nuk ka ditëlindje, vetëm përvjetorë!

featured
Press Online
17 Qershor 2025, 08:53

Mariah Carey ka habitur sërish me besimet e saj jo të zakonshme: ajo nuk beson në kalimin e kohës.

Gjatë një interviste në radion britanike Capital FM, këngëtarja 56-vjeçare u pyet nëse është e vërtetë që nuk e pranon idenë e kohës dhe përgjigjja ishte një “po” e qartë.

“Thjesht nuk besoj në të,” u shpreh Carey, duke shtuar se nuk lidhet me orët apo datat.

“S’kam ditëlindje. Vetëm përvjetorë,” tha ajo me stilin e saj të zakonshëm plot vetëbesim.

Në fund të fundit, është Mariah dhe për të, koha ndoshta ndalet.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter