Në emisionin “Një Shqipëri” me Mentor Nazaron u përcoll një pjesë nga filmi i Bekim Fehmiut, me autor Fahri Musliun.
Me këtë insert u hap emisioni I cili I dedikohej urave të mundura të bashkëpunimit shqiptaro-serb.
Për të folur për këtë temë në emision ishin Ilir Boçka, ish-ambasador i Shqipërisë në Serbi, profesori Primo Shllaku si dhe shkrimtari dhe studiuesi Albatros Rexha, ndërsa në lidhje direkte ishte autori i filmit Fahri Musliu.
Bekim Fehmiu ka qenë një aktor shqiptar nga Kosova, i kinematografisë dhe teatrit jugosllav. Është aktori i parë nga Europa Lindore që luajti një rol në një film hollivudian përgjatë Luftës së Ftohtë.
Më poshtë gjeni pjesën nga filmi ku flet Branka Petriç, gruaja e Bekim Fehmiut, e cila tregon dhe amanetin e fundit të Bekim Fehmiut.
Çfarë rrëfen bashkëshortja:
Ai përgatit hapësirën e tij, se ku do të ndodhet kjo, e përzgjodhi vendin ku do të ndodhte, mënyrën se si do të shkonte plumbi. Në dorë mbante fort të shtrënguar pistoletën. Ishte i mbuluar dhe anash qëndronin dy letrat e tij të lamtumirës dhe ora e tij, të cilën e mbaj unë vazhdimisht.
„Vetëm këtu në anë ka patur një pikë të vogël, të kuqe, si mjedra.“
Bekim Fehmiu e vendosi vetë fundin e tij.
„U shua Uliksi. Bekim Fehmiu vdiq.“
„Ai në letrën e tij të lamtumirës ka shkruar se dëshironte që e gjithë ceremonia, të bëhet në rrethin më të ngushtë familjar. Urna ishte në dhomën kryesore dhe tërë natën ishte drita ndezur. Uliksi erdhi menjëherë nga Amerika, kurse djali im më i vogël, Hedoni, i cili ishte mjaft tip i mbyllur si natyrë, ai e mbarti babanë. Më pas, shkuam në Prishtinë.“
„Lumbardhi i tij, aq i përshkruar dhe i dashur nga ai, i shpejtë dhe i fryrë. Zbardhi dita dhe ne të gjithë po qëndronim në breg të lumit. Uliksi hyri në lumë dhe mbante urën me hirin e trupit e rëndë. Në një moment, sa pa hapur sytë, nuk kishte më hi dhe unë vrapova… Asgjë, iku.“
Gjithashtu, mua, nëna, kur kam qenë rreth të njëzetave, më ka folur për një intelektuale të madhe, Anica Savic Rebac, e cila kreu vetëvrasje, pas vdekjes së bashkëshortit të saj. Pse më foli nëna, për këtë? Në një farë mënyre, nëna më përgatiti se dhe unë, mund të kem një përvojë të tillë në jetë.“
‘Liqeni i vogël i qetë i kaltër e lartë hëna e plotë. Nën dritën e hënës lundron varka jonë e vogël e lehtë, uji e çon gjithnjë e më larg, varka jonë e vogël e lehtë. Unë nëpër mjegull po shoh vendlindjen time të dashur, vendlindjen time të dashur.’
Kjo është njëra nga valixhet më të vjetra, ndër më të parat, më të bukurat e Bekimit dhe tani në të kam mbledhur disa kujtime. Gjëja e parë që gjeta është kapelja nga filmi “Mbledhësit e puplave”. Këtu ka firmosur i gjithë ekipi. Këtu është një bllok i vogël i bukur me laps të bukur dhe në fakt është një bllok adresash i vogël. Nga të githa hotelet ku ai ka qenë akomoduar i kanë dërguar fletë falenderimi me dëshirën që ai të jetë sërish mysafir I hotelit të tyre. Dhe kjo fletë është nga hoteli në Lugano.
Ky është libër shkollor për fëmijët në Itali, i cili është botuar pas suksesit të madh të filmit Odisea. Nga ky filxhan është pirë kafe, vetëm nga ky filxhan. Ja dhe një nga çakmakët e tij. Ai ka xhiruar për produksionin e Rodolfo Putignani. Filmi ‘cagliostro” dhe ja Bekimi këtu. Kjo është ruajtur nga filmi i tij “Thë Deserter” , ku ai luante rolin e kaubojit.