Në Shqipëri po përhapet harta e murtajës te ripërtypësit e vegjël, ku pas qytetit verior Shkodër, raste të infektuara janë regjistruar edhe në Peshkopi dhe qytetin kufitar të Bulqizës, e cila është njëzet kilometra larg Dibrës.
Agjencia për Ushqim dhe Veterinari e Shqipërisë informoi se tufat ku janë regjistruar raste të infektimit janë vendosur në karantinë dhe se mbi 200 krerë janë asgjësuar sipas standardeve përkatëse në fermat në Poshtibë, afër Shkodrës dhe në Martanesh, pranë Bulqizës.
Për shkak të afërsisë dhe shfaqjes, edhe pse më të rrallë se më parë, të kontrabandës së bagëtive nga territori shqiptar në maqedonas, ekziston rreziku i madh që sëmundja të transmetohet.
Menjëherë pas shpërthimit të sëmundjes, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Maqedonisë (AUV) vendosi masa të përforcuara mbikëqyrjeje, veçanërisht në rajonin e Maqedonisë perëndimore, për të parandaluar futjen dhe përhapjen e sëmundjes nga Shqipëria fqinje në vend.