Me kalimin e moshës, shumë prej nesh bëhen më të vetëdijshëm për rëndësinë e ruajtjes së muskujve të shëndetshëm dhe kockave të forta. Ndërsa ushtrimet e rregullta luajnë një rol kyç, një dietë e pasur me lëndë ushqyese është po ashtu thelbësore
Së fundmi, kumbullat e thata kanë tërhequr vëmendje të madhe nga shkencëtarët për përfitimet e tyre të mundshme shëndetësore.

Kumbullat e thata si aleat i kockave dhe muskujve
Përveç efekteve të mira në tretje, kumbullat e thata përmbajnë elementë që mund të ndihmojnë në ruajtjen e masës muskulore dhe forcës së kockave.
Studimet tregojnë se ngrënia e kumbullave të thata mund të rrisë nivelin e IGF-1 (faktor rritjeje i ngjashëm me insulinën), i cili luan rol kyç në zhvillimin e kockave dhe rritjen e muskujve. Gjithashtu, kumbullat përmbajnë sorbitol natyral dhe acide organike që ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak, duke siguruar energji më të qëndrueshme gjatë ditës.
Gjetjet më të fundit shkencore
Në këtë studim, pjesëmarrëset – gra në postmenopauzë, konsumuan katër deri në gjashtë kumbulla të thata në ditë. Rezultatet treguan se kjo praktikë ndihmon në ngadalësimin e humbjes së indit kockor pas menopauzës.
Gratë që hanin rregullisht kumbulla të thata ruajtën dendësi më të qëndrueshme të kockave, duke treguar potencialin mbrojtës të këtij fruti në shëndetin e sistemit skeletor.