Qëllimi i Arben Fetait dhe “FOL”-ësit të tij nuk është shpëtimi i Aleancës për Shqiptarët nga një (jo)bashkëpunim i mundshëm me BDI-në, por misioni i këtyre që herë e shajnë Albin Kurtin, herë Ziadin Selën, herë Arben Taravarin dhe gjithmonë ato që nuk kanë mendim djallëzor si të tyre, është “zhdukja”, shkrirja e ASH-së në LD e Izet Mexhitit ose Lëvizjen BESA.
Por, kësaj radhe nuk do të kenë sukses. Kjo tajfë e rekrutuar nga agjentura të ndryshme, përfshirë edhe agjendat e VMRO-së janë tepër të lexueshëm nga qytetarët dhe militantët e ASH-së.
Arben Fetai sulmon BDI-në si organizatë që, sipas tij, duhet të japë llogari për korrupsion dhe politikë antikombëtare. Por njëkohësisht, ai mbetet pjesë e një qeverie të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, një subjekt i djathtë nacionalist që historikisht ka pasur raporte të tensionuara me shqiptarët. Kjo kontradiktë e zëshme, ku “morali” aplikohet në mënyrë selektive sipas interesit politik, e zbeh ndjeshëm kredibilitetin e çdo kauze që ai pretendon të përfaqësojë.
Fetai nuk është zgjedhur kurrë me votë. Ai është pozicionuar gjithnjë në hije të liderëve, si figurë e afërt me qendrat e vendimmarrjes, por jo me qytetarin votues. Kjo e bën qëndrimin e tij politik të varur nga marrëdhëniet personale, jo nga një kontratë me elektoratin. (PressOnline.al)