Mbi 30 mijë vizitorë në muzeumet e Krujës gjatë majit

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Interesimi për historinë dhe kulturën rritet çdo ditë duke u reflektuar në statistikat e institucioneve të artit e kulturës për vizitueshmërinë.

Në bazë të statistikave të publikuara së fundmi, Qendra Muzeore Krujë ka mikpritur mbi 30 mijë vizitorë vendas e të huaj. 25 mijë prej tyre panë nga afër Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe rreth 5 mijë të tjerë ishin vizitorë të Muzeut Etnografik të Krujës, gjatë muajit maj.

Muzeu “Gjergj Kastriot Skënderbeu” është një nga më të vizituarit në vend.

Muzeu u ndërtua në kalanë e Krujës, personifikim i disfatës së ushtrive osmane, në shek. XV. Përurimi i muzeut u realizua më 1 nëntor 1982.

Kompleksi muzeal është shpërndarë në disa hapësira, të cilat vizitohen kronologjikisht sipas ngjarjeve. Në këtë muze janë të ekspozuara mjaft objekte, dokumente dhe bibliografi origjinale, riprodhime autentike, që flasin qartë për historinë e popullit shqiptar në shek. XV e më gjerë.

Mbi 30 mijë vizitorë në muzeumet e Krujës gjatë majit
+ - 0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *