Acidi hialuronik është substancë natyrale që ndihmon në mbajtjen e lagështisë në lëkurë, nyje dhe kërce. Pas moshës 25 vjeçare, trupi fillon ta prodhojë më pak, duke ndikuar në plakjen e lëkurës dhe dobësimin e nyjave. Suplementet janë të domosdoshme për të ruajtur elasticitetin, hidratimin dhe funksionin normal të organizmit
Acidi hialuronik është një substancë që gjendet natyrshëm në trupin tonë. Koncentrimet më të larta të këtij acidi gjenden në sy, nyje dhe lëkurë, së cilës i jep lagështi, elasticitet dhe fortësi.
Acidi hialuronik mund të përmirësojë nivelin e lagështisë në lëkurë dhe njëkohësisht të forcojë barrierën e saj, pra shtresat e jashtme të lëkurës, transmeton Telegrafi.
Si ndihmon acidi hialuronik në lëkurën e fytyrës?
Edhe pse acidi hialuronik gjendet në të gjitha indet trupore, përqendrimi më i madh ndodhet në lëkurë. Gati 50% e sasisë totale të acidit hialuronik në trup ndodhet pikërisht në lëkurë. Ndodhet në shtresat më të thella të lëkurës, si dhe në sipërfaqe.
Lëkura e re që ka përmbajtje të lartë të acidit hialuronik është e butë dhe elastike, ndërsa me plakjen, përqendrimi i tij në lëkurë bie, gjë që e bën lëkurën të humbasë elasticitetin, të bëhet e thatë dhe më pak e tendosur.
Duke vepruar në disa nivele, acidi hialuronik mban lagështinë e lëkurës, nxit sintezën e kolagjenit dhe kështu forcon lëkurën. Është një antioksidant i shkëlqyer dhe mbron qelizat nga radikalet e lira, redukton proceset inflamatore në lëkurë, ruan hidratimin natyror të saj dhe përmirëson strukturën duke e bërë më të butë dhe më të lëmuar.
Acidi hialuronik nuk është i destinuar vetëm për ata që dëshirojnë të ruajnë pamjen rinore të lëkurës, por edhe për ata që kanë probleme me rozace, persona me lëkurë të ndjeshme si dhe të rinjtë me akne.
Për arsye të mësipërme, preparatet e bazuara në acidin hialuronik të dyfishtë, janë një nga përbërësit më të preferuar në industrinë kozmetike.
Si e mbështet acidi hialuronik funksionin e nyjave?
Acidi hialuronik është i njohur për përfitimet e shumta, veçanërisht kur bëhet fjalë për shëndetin e nyjave.
Preparatet me bazë acidin hialuronik për nyja ndihmojnë në uljen e dhimbjes dhe përmirësojnë lëvizshmërinë; ndihmojnë në rigjenerimin e lëngut të nyjave, gjë që përmirëson elasticitetin dhe redukton fërkimin mes sipërfaqeve të nyjave. Përdoren te personat që vuajnë nga osteoartriti, dhimbjet në nyja apo lëndimet sportive, por edhe në mënyrë parandaluese për ruajtjen e funksionit të nyjave.
Këto suplemente ndihmojnë në reduktimin e rrezikut nga ndryshimet degjenerative dhe dhimbjet; veprojnë kundër ngërçeve muskulare, marramendjes, dobësisë dhe lodhjes. Ndihmojnë në përmirësimin e përbërjes së kalciumit dhe fosforit në organizëm, rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak, rigjenerojnë indin lidhor dhe nxisin metabolizmin e mineraleve të tjera.