Ademi: BDI-ja është rritur si parti në opozitë, por çështja kombëtare ka degraduar në këto 12 muaj

featured

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, thotë se partia që përfaqëson ai është rritur edhe më tepër gjatë periudhës në opozitës. Në emisionin “Dialog te Lajmi, Ademi, tha se kjo periudhë njëvjeçare ka qenë e mirë për BDI-në, por e vështirë për shqiptarët dhe për shtetin.

“Kjo periudhë 12 mujore për BDI-në ka qenë jashtëzakonisht e mirë. Për arsye se duke qenë në opozitë, vetëm nëse e shikojmë nga prizmi partiak, nga interesi i organizatës sonë politike, kemi patur mundësi që edhe më tepër të diskutojmë me qytetarët, për të gjithë këtë degradim të statusit juridiko-politik të shqiptarëve. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta, i dëgjojmë ata dhe e artikulojmë revoltën e tyre autentike para mbarë opinionit. Nëqoftëse i shikoni matjet e fundit të opinionit BDI-ja nga viti i kaluar edhe sot, nëse e shikojmë në një perspektiv njëvjeçare, ka shënuar ngritje , si organizata bindshëm më e madhe politike në RMV. Por shikuar nga prizmi i interesit të shtetit, edhe nga prizmi i interesit të shqiptarëve situata ka degraduar mjaftë”, tha Ademi.

Ademi: BDI-ja është rritur si parti në opozitë, por çështja kombëtare ka degraduar në këto 12 muaj
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.