Besim Memedi jep dorëheqje nga posti i Sekretarit Shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë

featured

Dr. Besim Memedi ka njoftuar sot dorëheqjen e tij nga posti i Sekretarit Shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë. Përmes një njoftimi publik, ai informoi opinionin se nga dita e sotme nuk do të jetë më pjesë e kësaj detyre institucionale, njofton Flaka

“Të nderuar, ju njoftoj se nga sot nuk jam më Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë! Gjatë kohës sa kam qenë në këtë pozitë, shpresoj të kem dhënë një kontribut, sado modest, në mënyrë pozitive”, shkruan Memedi.

Me këtë dorëheqje shtohet lista e zyrtarëve që po largohen nga funksionet ekzekutive, në prag të ndryshimeve të pritshme në përbërjen qeveritare.

Besim Memedi jep dorëheqje nga posti i Sekretarit Shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.