Pantallonat në stil marinari të Mbretëreshës Letizia të Spanjës janë ato që duhet të keni këtë sezon

featured

Në këtë sezon të paparashikueshëm, kur një ditë bie shi dhe tjetra ka diell përvëlues, të zgjedhësh çfarë të veshësh në mëngjes është sfidë më vete. Por edhe këtë herë, inspirimi i përsosur pranveror vjen nga një ikonë e stilit elegant dhe të thjeshtë: Letizia Ortiz, mbretëresha e Spanjës.

Pamja për t’u kopjuar nga Letizia

Gjatë një aktiviteti për Ditën Botërore të Kryqit të Kuq në qytetin Murcia, Letizia u shfaq me një veshje elegante dhe të rehatshme: një këmishë e bardhë me jakë të lidhur me fjongo nga Hugo Boss, pantallona blu të errëta me bel të lartë dhe mocasina me takë të lartë nga Massimo Dutti. Veshja e saj ishte shembulli ideal i shprehjes “më pak është më shumë”, ku detajet bëjnë diferencën.
Vëmendjen e të gjithëve e tërhoqën pantallonat në stil marinar, me kopsa të arta anash dhe prerje të drejtë që përshtatet në mënyrë perfekte me siluetat më të vogla. Pantallonat janë nga marka franceze Sezane, e njohur për elegancën, feminilitetin dhe çmimet e arsyeshme. Çmimi i tyre? 130 euro në faqen zyrtare.

Pantallonat në stil marinar janë kthyer fuqishëm
Pamja e Letizia-s na kujton se stili marinar është një nga trendet më të forta të vitit 2025. I thjeshtë për t’u kombinuar dhe gjithmonë elegant – qoftë në qytet, qoftë kur jemi pushime.

Pantallonat në stil marinari të Mbretëreshës Letizia të Spanjës janë ato që duhet të keni këtë sezon
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.