Gucci prezanton koleksionin e ri, kjo është çanta që tërhoqi gjithë vëmendjen

featured

Në zemër të qytetit të lindjes, Gucci ka prezantuar koleksionin Cruise 2026 në një ambient magjepsës: mes afreskeve dhe paneleve prej druri në Pallatin Settimanni, ku ndodhet edhe Arkivi Historik i markës. Një vend i ngarkuar me kujtime dhe domethënie, i zgjedhur për të shënuar një fazë kalimtare në historinë e shtëpisë së modës.

Dhe pikërisht aty, për herë të parë, u shfaq Gucci Giglio – çanta e re që pritet të bëhet një ikonë e re e markës.

Një nderim për Firencen dhe artizanatin e saj

Çanta është një homazh për qytetin e Firences, me rrënjë në mjeshtërinë tradicionale por e hapur ndaj një estetike moderne. Ajo shënon edhe fillimin e një epoke të re për Gucci, që sapo ka emëruar Demna si drejtor kreativ dhe po përgatitet për ndryshime të mëdha.

Mes veshjeve të frymëzuara nga arkivat historike dhe reinterpretimeve të kodeve klasike të shtëpisë sw modws , protagonistja absolute e sfilatës në Firence ishte çanta Gucci Giglio.

Klasike, por me një prani të fortë – ajo mishëron fuqinë simbolike të lules së zambakut (giglio në italisht), simbol i Firences që nga Mesjeta.

Gucci e lançoi menjëherë këtë model për shitje, i disponueshëm online dhe në dyqanin kryesor të Firences.

Gucci prezanton koleksionin e ri, kjo është çanta që

Gucci Giglio – çanta që do ta shohim kudo së shpejti

Elegante, e bollshme dhe me një pamje të sofistikuar, Gucci Giglio është realizuar në pëlhurë GG ngjyrë bezhë dhe kafe të errët, me detaje në shiritin ikonik (jeshile dhe të kuqe), fundin në ngjyrë ari dhe një astar pambuku ngjyrë jeshile që thekson karakterin klasik.

Simboli i dy G-ve të ndërthurura ruan trashëgiminë e markës, ndërsa forma e butë dhe çanta e brendshme e lëvizshme u pwrshtatet atyre që kërkojnë prakticitet dhe stil në një objekt të vetëm.

Me një lartësi prej 47 cm dhe peshë vetëm 600 gramë, ajo mund të mbajë gjithçka nga telefoni te buzëkuqi – pa sakrifikuar hijeshinë. Do të vijë edhe në një version prej xhinsi në nuanca blu.

Gucci prezanton koleksionin e ri, kjo është çanta që

Gucci prezanton koleksionin e ri, kjo është çanta që tërhoqi gjithë vëmendjen
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.