Rihanna po rikthehet në muzikë, por jo siç e prisnim! Më 14 maj, këngëtarja publikoi një pjesë nga kënga e saj e re, “Friend of Mine” që do të jetë pjesë e kolonës zanore të filmit “Smurfs”.
Në paraqitjen e shkurtër, është personazhi i RiRi, Smurfette duke kërcyer nën ritmet e këngës. “Uh, mendoj se fjala këtu është ‘déjà-vu. Jam vetëm unë këtu sonte, por ti dukesh si një shok imi”, thotë kënga e cila do të publikohet e plotë më 16 maj.
“Friend of Mine” është kënga e parë e re e Rihanna që prej vitit 2022 kur publikoi “Lift Me Up”, një dedikim për Chadwick Boseman në filmin “Black Panther: Wakanda Forever”. Kënga shënoi edhe nominimin e saj të parë në çmimet Oscar, ku dhuroi një performancë drithëruese.
Kanë kaluar 9 vite që nga albumi i saj i fundit “Anti”, të cilin ajo e quan të preferuarin e saj.
“Mund ta dëgjoj ‘Anti’ nga fillimi në fund pa pikë turpi. Nuk më pëlqen të dëgjoj këngët e mia, por ‘Anti’ mund ta dëgjoj. Është sikur nuk këndoj unë, por sikur thjesht po e dëgjoj”,tha ajo në shkurt për Harper’s Bazaar.
Në tapetin e Met Gala 2025 ku zbuloi shtatzëninë e tretë, ajo i siguroi fansat se kjo ngjarje nuk do t’i vonojë këngët e radhës.