Përfundon pa zgjidhje takimi i Osmanit me liderët e partive

featured
Press Online
15 Maj 2025, 15:05

Takimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani të enjten me liderët e partive, kryetarët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, Partisë Demokratike Memli Krasniqi, Lidhjes Demokratike Lumir Abdixhiku dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, nuk ka sjellë ndonjë zgjidhje për ta tejkaluar ngërçin politik.

Haradinaj: Do ta votojmë për kryetar të Kuvendit një person unifikues

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ishte fare i shkurtër, duke konfirmuar se paraqiti qëndrimin e njohur të partisë që e drejton.

“Kemi dhënë idenë tonë. Do ta votojmë për kryetar të Kuvendit një person unifikues”, ka thënë ai.

Më herët, AAK-ja e ka përmendur Saranda Bogujevcin ose Shqipe Selimi si “kandidate unifikuese”.

Krasniqi: Jemi në situatë të njëjtë, por takimin duhet ta shohim si hap para

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani ka thënë se situata vazhdon të jetë njësoj, pa zgjidhje, porse takimi duhet të shihet si hap para drejt zhbllokimit të ngërçit.

“Ishte diskutim brenda pozicioneve që i dini. Kërkova që kryetari i VV-së ta ndryshojë kandidatin. Të vijë me një propozim që e merr shumicën parlamentare. Nuk pres të ndodhë ky ndryshim. Jemi në situatën e njëjtë. Duhet ta shohim si hap para këtë, një përpjekje shtesë edhe përfshirjen e presidentes për të gjetur rrugëzgjidhje. Kjo krizë nuk është procedurale, është politike. Dhe duhet të kishte zgjidhje politike. Por nëse kjo qasje autoritare vazhdon, do të bëjmë çmos për të gjetur zgjidhje”, ka thënë Krasniqi, teksa paralajmëroi se të gjitha zhvillimet në Kuvend mund t’i çojnë në Kushtetuese.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter