Një performuese profesioniste cirku, e specializuar për të qëndruar e varur duke lidhur flokët në objekte të ndryshme, theu një rekord botëror Guinness, kur mbeti e varur nga flokët për 25 minuta e 11.3 sekonda.
Leila Noone, 39 vjeç, u përpoq të thyente rekordin për kohën më të gjatë me flokët e varura në një pemë në një vend piktoresk në parkun kombëtar Redwood në Kaliforni, transmeton Telegrafi.



