Nazim Taipi reagon ndaj Izet Mexhitit: “Nuk duhet të më përgjigjet mua, por popullit!”

featured

“Kontributi i tij në Korridorin 8 është zero. Dhe trefishi i tij i shumëzuar me zero është baraz me asgjë (zero)”

Pas deklaratës së dhënë dje në emisionin televiziv Daily Click në TV21, ku Nazim Taipi komentoi çështje të rëndësishme politike dhe zhvillimore sa i perket “Korrridorit 8”, ka ardhur reagimi nga Izet Mexhitit sot.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Sot, Taipi i është kundërpërgjigjur publikisht.

“Nuk duhet të më përgjigjet mua, por popullit!” – shkruan Taipi, duke theksuar se një zëvendëskryeministër nuk i lejohet të shtrembërojë faktet e deklaruara publikisht.

Ai i qëndron deklaratës së bërë në emision, duke shtuar:

“Kontributi i tij në Korridorin 8 është zero. Dhe trefishi i tij i shumëzuar me zero është baraz me asgjë (zero)!”- Shtoi Taipi

Nazim Taipi reagon ndaj Izet Mexhitit: “Nuk duhet të më përgjigjet mua, por popullit!”
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.