Qeveria talebane në Afganistan ka ndaluar shahun deri në njoftim të mëtejshëm për shkak të frikës se loja është një burim bixhozi.
Zyrtarët thanë se loja është ndaluar për një kohë të pacaktuar derisa të përcaktohet përputhshmëria e saj me ligjin islamik, përcjell Telegrafi.
Shahu është sporti i fundit që është kufizuar nga talebanët. Gratë në thelb janë të ndaluara të marrin pjesë në sport.
Që nga marrja e pushtetit në gusht 2021, talebanët kanë vendosur vazhdimisht ligje dhe rregullore që pasqyrojnë vizionin e tyre të ashpër të ligjit islamik.