1. Lajme
  2. GLOBI
  3. Emigrantët, Egjipti dhe Bangladeshi përfshihen në draftin e BE-së si vende të sigurta

Emigrantët, Egjipti dhe Bangladeshi përfshihen në draftin e BE-së si vende të sigurta

featured

Egjipti dhe Bangladeshi thuhet se janë ndër shtatë vendet e origjinës të përcaktuara nga Komisioni Evropian si “të sigurta” për riatdhesimin e emigrantëve në listën e përkohshme që do t’u shpërndahet vendeve anëtare në orët e ardhshme.

Kjo është ajo që del nga draft dokumenti. Në listë përfshihen edhe Kolumbia, Tunizia, Maroku, India dhe Kosova.

Italia e rishkroi listën e saj më 25 tetor 2024 me një dekret, duke reduktuar vendet e konsideruara të sigurta nga 22 në 19. Këto janë: Shqipëria, Algjeria, Bangladeshi, Bosnja dhe Hercegovina, Kepi Verde, Bregu i Fildishtë, Egjipti, Gambia, Gjeorgjia, Gana, Kosova, Maqedonia e Veriut, Maroku, Mali i Zi, Serbia, Mali i Zi.

Për qytetarët e vendeve të sigurta, ekziston shqyrtimi me përparësi i kërkesave për mbrojtje ndërkombëtare dhe dallime të tjera të rëndësishme në procedurë./A2

Emigrantët, Egjipti dhe Bangladeshi përfshihen në draftin e BE-së si vende të sigurta
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.