Mirel: BE-ja duhet ta “blejë” paqen në Ballkanin Perëndimor

featured

Ditmir Bushati në Podcastin e tij Public Square diskutoi me Pierre Mirel, ish-Drejtor i Zgjerimit në Komisionin Europian. Gjatë kësaj bisede, Bushati dhe Mirel diskutuan mbi disa çështje të rëndësishme duke nisur nga Europa dhe çfarë po ndodh me të tani që boshti franko-gjerman nuk është më aq i fortë dhe çfarë po ndodh me Europën tani që në krye të SHBA-ve është rikthyer Donald Trump.

A do të ekspozojë më tej dallimet gjeopolitike, apo do ta detyrojë disi Europën që të linjëzohet më tej, në mënyrë që të përfundojë dhe të konsolidojë projektin europian? Si do të përthyhet e gjithë kjo situatë në kontekstin e Ballkanit Perëndimor? Sa e mundshme është që Shqipëria, Mali i Zi, apo vende të tjera të rajonit të shkëputen për të bërë një hap cilësor drejt anëtarësimit në BE?

A është në gjendje Komisioni Europian të fitojë më shumë hapësirë dhe besueshmëri në të njëjtën kohë, në kushtet kur nuk ekziston një vullnet i fortë politik nga vendet anëtare të BE-së për të mbikëqyrur procesin e reformave të njëmendta në vendet kandidate, dhe për të mundësuar kësisoj anëtarësimin e këtyre vendeve në BE?

Mirel: BE-ja duhet ta “blejë” paqen në Ballkanin Perëndimor
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.