1. Lajme
  2. SHOWBIZ
  3. 9 vite bashkë, Cristiano Ronaldo tregon pse nuk është martuar ende me Georgina Rodriguez

9 vite bashkë, Cristiano Ronaldo tregon pse nuk është martuar ende me Georgina Rodriguez

featured

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo kanë në lidhje që prej vitit 2016, por ylli i fushës së blertë ka sqaruar pse nuk kanë bërë ende martesë me njëri-tjetrin.

Por, pavarësisht kësaj çifti prej 9 vitesh tashmë kanë ndërtuar një familje të madhe së bashku. Në dokumentarin e Netflix “I Am Georgina”, Ronaldo theksoi se martesa është një vendim i përbashkët: Mund të ndodhë brenda një viti, në gjashtë muaj ose në një muaj. Jam 1000% i sigurt se do të ndodhë.”

Ndërkohë, Georgina ka treguar se miqtë e saj shpesh bëjnë shaka me këngën e Jennifer Lopez “The Ring”, duke e pyetur kur do të vijë unaza e shumëpritur.

Spekulimet u shtuan edhe më shumë kur, gjatë një fjalimi në Globe Soccer Awards, Ronaldo iu referua Georginës si “gruaja ime”, duke ngritur dyshime për një martesë sekrete.

Së bashku, ata kanë dy vajza biologjike, Alana Martina dhe Bella Esmeralda, ndërsa Georgina është gjithashtu njerka e përkushtuar për tre fëmijët e tjerë të Ronaldos: Cristiano Jr. dhe binjakët Eva dhe Mateo. Raportet sugjerojnë se ajo është regjistruar ligjërisht si nëna e të pesë fëmijëve, duke rritur pritshmëritë se çifti do ta kurorëzojë dashurinë e tyre shumë shpejt.

9 vite bashkë, Cristiano Ronaldo tregon pse nuk është martuar ende me Georgina Rodriguez
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.