Vlera e platformës X të Elon Musk thuhet se është rritur përsëri në 44 miliardë dollarë që ai pagoi për të, në një përmbysje dramatike të pasurive që kur miliarderi u bë një aleat kryesor i Donald Trump.
Investitorët e vlerësuan faqen e njohur më parë si Twitter me 44 miliardë dollarë në një marrëveshje dytësore në fillim të këtij muaji, në të cilën ata shkëmbejnë aksionet ekzistuese në kompani, sipas një raporti të Financial Times.
Nuk vonoi dhe ai e riemëroi platformën si X.
Që nga marrja e detyrës, Musk ka liruar politikat e moderimit të faqes, gjë që bëri që shumë reklamues të ndalonin ose të largoheshin, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.
Musk më pas tha se reklamuesit po përpiqeshin ta “shantazhonin” atë me bojkote.
X më pas paditi një aleancë globale reklamash dhe disa kompani të mëdha, duke përfshirë Unilever, Mars dhe CVS Health, duke i akuzuar ata për komplot të paligjshëm për të shmangur rrjetin social dhe duke shkaktuar qëllimisht humbjen e të ardhurave.
“Ne provuam paqen për 2 vjet, tani është luftë”, shkroi Musk pas nisjes së veprimit ligjor.
Ndërsa vlerësimi i ri prej 44 miliardë dollarësh përfaqëson një kthesë të jashtëzakonshme për platformën dhe investitorët e saj, të cilët përfshijnë Andreessen Horowitz, Sequoia Capital, 8VC, Goanna Capital dhe Fidelity Investments.
Marrëveshja dytësore do të përcaktojë një çmim për ngritjen e fondit primar prej 2 miliardë dollarësh.
Raportohet se institucionet që dhanë kredi për të ndihmuar financimin e blerjes së X morën gjithashtu një nxitje pasi Musk u dha atyre 25% të aksioneve në start-upin e tij të Inteligjencës Artificiale, xAl, në fillim të vitit të kaluar.
Që atëherë, xAI ka marrë një vlerësim prej 45 miliardë dollarësh, duke ofruar siguri të re për huadhënësit, gjë që ka rritur gjithashtu vlerësimin e përditësuar të X.