1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Rama i lë derën e PS hapur Dash Sulës: Së pari, duhet të “dezinfektohet”

Rama i lë derën e PS hapur Dash Sulës: Së pari, duhet të “dezinfektohet”

featured

Kryeministri Edi Rama ka lënë të hapur mundësinë që deputeti demokrat Dashnor Sula t’i bashkohet Partisë Socialiste, por me një kusht. Gjatë një takimi me kandidatët në qarkun e Elbasanit, Rama tha se PS është një “shtëpi e madhe dhe e hapur”, por shtoi se Sula duhet të kalojë fillimisht një “proces dezinfektimi”.

“PS është një shtëpi ku nuk kërkojmë provime për të hyrë. Jemi të hapur për të gjithë ata që kanë dritë në sy për Shqipërinë, nga e kuqja deri tek e kaltra e BE-së. Por jo për ata që janë zhytur në llumin e kënetës,” tha Rama.

Duke iu referuar Dashnor Sulës, Kryeministri theksoi se ai është një zë i fortë për komunitetin e tij, por sipas tij, për momentin, duhet të “pastrohet” nga ndikimet e së shkuarës. “Mund të vijë një ditë që edhe ai të jetë pjesë e kësaj shtëpie, por duhet të kalojë një proces siç futen në karantinë pulat,” ironizoi Rama.

Këto deklarata kanë ngjallur reagime në radhët e opozitës, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndonjë lëvizje nga ana e deputetit demokrat.

Rama i lë derën e PS hapur Dash Sulës: Së pari, duhet të “dezinfektohet”
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.