1. Lajme
  2. TEKNOLOGJI
  3. Samsung njofton lançimin zyrtar të One UI 7 duke filluar nga data 7 prill

Samsung njofton lançimin zyrtar të One UI 7 duke filluar nga data 7 prill

featured

Samsung Electronics njoftoi se lansimi zyrtar i One UI 7 do të fillojë më datën 7 prill, duke sjellë një dizajn të guximshëm për personalizim dhe kontroll më të madh të përvojës së përdoruesit.

One UI 7 prezanton një ndërfaqe të re të ndërtuar për AI, duke e bërë ndërveprimin me pajisjet Galaxy më natyral se kurrë më parë.

Përditësimi do të jetë fillimisht i disponueshëm për serinë Galaxy S24, Galaxy Z Fold6 dhe Z Flip6, duke u zgjeruar gradualisht në më shumë smartphone dhe tabletë Galaxy.

One UI 7 vjen me një dizajn të thjeshtë, mbresëlënës dhe emocional, duke ofruar një përvojë të unifikuar dhe të përmirësuar për përdoruesit e Galaxy.

Ekrani kryesor i thjeshtuar, widget-et e ridizenjuara të One UI dhe ekrani kryesor u mundësojnë përdoruesve të personalizojnë pajisjet e tyre në mënyrë intuitive dhe pa ndërprerje.

Falë integrimit më të avancuar të Google Gemini , kontrollimi i pajisjes bëhet po aq i lehtë sa biseda me një mik.

Samsung njofton lançimin zyrtar të One UI 7 duke filluar nga data 7 prill
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.