1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Osmani në “The World Forum” në Berlin: Kosova sot është sinonim i demokracisë që po avancon vazhdimisht

Osmani në “The World Forum” në Berlin: Kosova sot është sinonim i demokracisë që po avancon vazhdimisht

featured
Madam President Vjosa Osmani-Sadriu speaks to the press after the formal ceremony of signing the application form for European Union Membership on behalf of the Republic of Kosovo on Wednesday, Dec 14, 2022. This process is expected to take years, if not decades, amid tensions with neighbouring Serbia. Serb protesters in northern Kosovo have blocked main roads in recent days following an exchange of fire with police after the arrest of a former Serb police officer suspected of involvement in terrorism.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në “The World Forum” në Berlin, nga ku tha se për Kosovën, demokracia nuk është vetëm sistemi më i mirë i vlerave që njeh njerëzimi, por sipas saj, është edhe vetë sinonimi i lirisë, paqes dhe sigurisë.

Osmani tha se Kosova sot është sinonim i demokracisë që po avancon vazhdimisht, sepse siç tha ajo, besimi në vlerat demokratike është themeli mbi të cilin është ndërtuar shteti ynë, përcjell Klankosova.tv.

“Sot në Berlin, në “The World Forum”, fola për Kosovën si shembull i një shteti dhe një populli që ka luftuar e sakrifikuar për shekuj me radhë, për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë që e gëzojmë sot”.

“Për Kosovën, demokracia nuk është vetëm sistemi më i mirë i vlerave që njeh njerëzimi, por është edhe vetë sinonimi i lirisë, paqes dhe sigurisë. Kosova sot është sinonim i demokracisë që po avancon vazhdimisht, sepse besimi në vlerat demokratike është themeli mbi të cilin është ndërtuar shteti ynë”, ka thënë Osmani.

Osmani në “The World Forum” në Berlin: Kosova sot është sinonim i demokracisë që po avancon vazhdimisht
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.