1. Lajme
  2. MAQEDONI
  3. SHGM dhe ASHAAV ftojnë mediat të respektojnë kodin

SHGM dhe ASHAAV ftojnë mediat të respektojnë kodin

featured

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, ka kërkuar nga gazetarët që të jenë të kujdesshëm në raportimet e tyre, në mënyrë që të respektohet dinjiteti i viktimave dhe të mos shkaktohet dhimbje shtesë për familjet e tyre në lidhje me tragjedinë në Koçan.

“Duke pasur parasysh seriozitetin dhe ndjeshmërinë e rastit, u bëjmë thirrje të gjithë gazetarëve dhe mediave që të respektojnë në mënyrë konsekuente parimet etike të Kodit të Gazetarëve dhe standardet e tjera profesionale, duke treguar kujdes të veçantë për të respektuar dhimbjen e familjeve të viktimave dhe të të lënduarve. Informimi duhet të bazohet në të dhëna të konfirmuara nga burime zyrtare.” – thuhet në Komunikatën e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.

Edhe Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale u bën thirrje mediave që të jenë veçanërisht të kujdesshme në raportim.

“Duke qenë se kjo është një tragjedi në shkallë të gjerë me viktima njerëzore, Agjencia u bën thirrje mediave që të jenë veçanërisht të kujdesshme në raportim në mënyrë që të respektohet dinjiteti i viktimave dhe të mos shkaktohet dhimbje shtesë për familjet e tyre. Për këto arsye, informacioni që do të publikohet duhet të jetë i saktë dhe i verifikuar. Media duhet të marrë parasysh me përgjegjësinë më të madhe ekuilibrin ndërmjet të drejtës së publikut për t’u informuar dhe dhimbjes dhe pikëllimit personal dhe të shmangë publikimin e skenave.” – thuhet në Komunikatën e Agjencisë për Shërbime Mediatike dhe Audiovizuale.

SHGM poashtu inkurajojnë të gjithë qytetarët që vërejnë shkelje të Kodit, dhe të raportojnë përmes formularëve zyrtarë të disponueshëm në faqet e internetit të SHGM-së.

SHGM dhe ASHAAV ftojnë mediat të respektojnë kodin
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.