1. Lajme
  2. GLOBI
  3. Zelensky drejtuar liderëve evropianë: Rruga drejt paqes duhet të fillojë pa kushte, edhe nëse Rusia nuk do

Zelensky drejtuar liderëve evropianë: Rruga drejt paqes duhet të fillojë pa kushte, edhe nëse Rusia nuk do

featured

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se i është drejtuar liderëve evropian duke deklaruar se rruga drejt paqes duhet të fillojë pa kushte.

Përmes një shkrimi në X, Zelensky shkroi se edhe nëse Rusia nuk do paqe, atëherë duhet t’i bëhet presion i fortë, njofton Klankosova.tv

Sipas tij, Moska kupton një gjuhë, duke shtuar se pa vrasje do të mund të negocioheshin të gjitha.

“Unë iu drejtova takimit të liderëve evropianë duke deklaruar se rruga drejt paqes duhet të fillojë pa kushte. Dhe nëse Rusia nuk e dëshiron këtë, atëherë duhet të bëhet presion i fortë derisa ta bëjnë këtë. Moska kupton një gjuhë”, shkroi Zelenksy.

Zelensky drejtuar liderëve evropianë: Rruga drejt paqes duhet të fillojë pa kushte, edhe nëse Rusia nuk do
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.