1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Protestë kundër mbylljes së Tik Tok, Berisha: Të rinjtë e fituan betejën e sotme!

Protestë kundër mbylljes së Tik Tok, Berisha: Të rinjtë e fituan betejën e sotme!

featured

Një protestë modeste dhe në një numër të vogël, ishte kjo e sotmja nga mbështetësit e PD. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pjesëmarrës ishin mbështetës, të rinjtë si dhe drejtuesit kryesorë të PD kundër mbylljes së platformës Tik Tok.

– Advertisement –
Kreu i PD, Berisha mbajti një fjalim ndryshe nga të rinjtë, jo në podium por para gazetarëve për media.

“Fjalim i jashtëzakonshëm i të rinjëve kundër censurës për lirinë e fjalës dhe të mendimit. Të rinjtë kishin fjalë që buronin nga shpirti i tyre i lirë. Rama sot mori ndëshkimin përfundimtar, sot u damkos si një armik i egër jo vetëm i Tik Tok por i lirisë, armik i egër i të rinjve shqiptar, u damkos si biri i të atit i cili 37 vite më parë urdhëronte varjen në litar të poetit Hamiz nela. Rama mori ndëshkimin më të merituar. Të rinjtë ja thanë të gjitha. Sot ishte fjala e të rinjve, dita e tyre”, tha Berisha.

i pyetur nëse PD do presë 12 majin për të hapur Tik tok, Berisha përgjigjet duke thënë se tashmë e kanë në dorë të rinjtë dhe protestën e tyre e cilëson si mbreslënëse. Ai shton se në këtë miting ai ishte thjeshtë një pjesëmarrës, duke e lënë protestën e sotme si ‘fitore’ të të rinjëve.

“Gjithçka do vendosin të rinjtë, ishte protestë e tyre. Isha një pjesmarrës në këtë miting që për nga cilësia, krahasohet me mitingun e datës 11 dhjetor 1990 kur studentët liberator u kthyen nga Pallati Presidencial, u kthyen fitimtar në sheshin e Qytet Studentëve dhe mbajtën fjalime mbreslënëse. Në 35 vite këto ishin fjalimet më mbreslënëse për mua dhe gjithë shqiptarët. Të rinjtë e fituan betejën e sotme”, tha Berisha.

Protestë kundër mbylljes së Tik Tok, Berisha: Të rinjtë e fituan betejën e sotme!
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.