1. Lajme
  2. KURIOZITETE
  3. Në çfarë moshe fillon të plaket truri? Përgjigja do t’ju habisë

Në çfarë moshe fillon të plaket truri? Përgjigja do t’ju habisë

featured

Ne e dimë se me kalimin e moshës trupat tanë ndryshojnë, por a keni menduar ndonjëherë se çfarë ndodh me trurin tonë? E keni menduar se në çfarë moshe fillon të plaket truri?

Deri në moshën 25 vjeçare truri ynë është në zhvillim të plotë. Neuronet shumohen, lidhjet forcohen dhe korteksi paraballor, përgjegjës për logjikën, vendimmarrjen dhe kontrollin emocional, vazhdon të piqet. Por pas kësaj moshe, procesi ndryshon.

Po, e lexuat mirë. Truri ynë, i cili zhvillohet me një shpejtësi mbresëlënëse në njëzet vitet e para të jetës, ngadalë fillon të tkurret që në dekadën e tretë të jetës.

Në çfarë moshe fillon të plaket truri?

Hulumtimi i fundit ka identifikuar tre momente kyçe kur truri përshpejton procesin e plakjes; 57, 70 dhe 78 vjeç. Por kjo nuk do të thotë se në këto vite do të humbasë kujtesa.

Por çfarë do të thotë rënia e trurit?
Rënia e trurit nuk do të thotë humbje e kujtesës brenda natës, por një humbje e ngadalshme dhe e fshehtë. Harrimi i emrave dhe vështirësia në përqendrim janë disa nga shenjat e para paralajmëruese.

Si ta stërvitni trurin dhe ta mbani atë gjithnjë në formë të mirë

Ekspertët sugjerojnë 6 truke:

Aktivitet në natyrë sa më shumë

Kushtojini vëmendje dietës tuaj

Flini mirë

Kultivoni marrëdhëniet shoqërore

Menaxhoni stresin

Bëni kontrolle të rregullta mjekësore

Në çfarë moshe fillon të plaket truri? Përgjigja do t’ju habisë
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.