1. Lajme
  2. KURIOZITETE
  3. Vajza nga Mançesteri e shiti virgjërinë në mbi 1 milion euro, thotë se nuk është pishman

Vajza nga Mançesteri e shiti virgjërinë në mbi 1 milion euro, thotë se nuk është pishman

featured

Një studente ka folur për përvojën e saj të ndryshimit të jetës me shitjen e virgjërisë së saj tek një “aktor jashtëzakonisht i njohur i Hollivudit nga Los Anxhelosi”, i cili i dha asaj  1.6 milionë funte, që në euro i bie 1.9 milionë euro.

22-vjeçarja Laura vendosi të shesë virgjërinë e saj në dhjetor 2023, në atë moment ajo paraqiti një kërkesë në Cinderella Escorts. Më pas ajo mori pjesë në ngjarje për t’u takuar me blerësit e mundshëm përpara se të fillonte një proces konkurrues vetëm disa muaj më vonë.

Një “aktor jashtëzakonisht i njohur i Hollivudit nga Los Anxhelosi” përfundoi duke fituar ankandin, duke mposhtur një politikan me bazë në Londër dhe një biznesmen nga Dubai.

U caktua një datë dhe Laura, e shoqëruar nga një anëtar i ekipit, shkoi të takonte aktorin në një hotel me pesë yje në Londër. Edhe pse ata nuk u takuan në një kuptim tradicional, Laura donte të sigurohej që paraprakisht të “ndihej rehat” me yllin dhe gjithashtu donte një shans për të komunikuar preferencat e saj seksuale.

Blerësi gjithashtu donte të sigurohej fillimisht për disa gjëra, madje solli një mjek me vete për të konfirmuar vërtetësinë e virgjërisë së Laurës.

Laura me bazë në Mançester ishte më shumë e emocionuar sesa nervoze për takimin, dhe një vit më pas, ajo është e kënaqur që kaloi në zgjedhjen e saj jokonvencionale.

Laura tha për Mail Online: “Më vjen mirë që e mora këtë vendim, pasi mendoj shumë racionalisht si person. Gjasa që do të kisha humbur virgjërinë me dikë që nuk do të martohej kurrë me mua më pas gjithsesi ishte shumë e madhe. Nuk ia vlente”.

Edhe pse prindërit tradicionalë të Laurës fillimisht u shprehën të befasuar, që atëherë ata kanë treguar mbështetje për vendimin e saj si një grua “e lirë dhe e pavarur”. Ajo pohoi: “Unë nuk mendoj se dikush duhet të ndërhyjë dhe të më thotë se me kë duhet të bëj seks, në fund të fundit është trupi im dhe unë jam një grua e lirë dhe e pavarur. Për më tepër, jam në moshë madhore dhe për këtë arsye plotësisht e vetëdijshme për vendimin tim.”

Laura ka bërë të ditur se me paratë në fjalë ka blerë apartamente,m rroba të reja dhe pati mundësi udhëtimi, shkruan Mirror.

Vajza nga Mançesteri e shiti virgjërinë në mbi 1 milion euro, thotë se nuk është pishman
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.