Ndërsa kalon më shumë kohë dhe dalin gjithnjë e më shumë raporte, po fillon të duket sikur Apple me të vërtetë ka ndryshuar dizajn.
Seria e iPhone 17 ka shumë të ngjarë të adoptojë kamerën e pasme si të Google Pixel 9 dhe paraardhësve të saj.
Dhe falë disa raporteve, tani e mësojmë se si mund të duket seria e re e iPhone, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Kamera më e madhe thuhet se përmban konfigurimin ikonik të kamerës së trefishtë, por me blicin që vendoset në skajin më të largët.
Ndërsa i frymëzuar shumë nga telefonat Google Pixel, iPhone 17 do të ruajë prekjen e Apple.
Por, ka debate nëse këto dizajne janë të sakta në radhë të parë.