1. Lajme
  2. MAQEDONI
  3. LSDM dhe VMRO-DPMNE, shkëmbim akuzash për ushqimin e zyrtarëve

LSDM dhe VMRO-DPMNE, shkëmbim akuzash për ushqimin e zyrtarëve

featured

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë kritikon qeverinë se derisa rrogat e qytetarëve nuk mjaftojnë as për ushqimet elementare, zyrtarët e qeverisë së Hristijan Mickoskit po ushqehen me ushqime luksoze. Tryezat e zyrtarëve sipas LSDM-së tani përfshijnë salmon, karkaleca, oktapod, gaforre, e biftek.

“Derisa populli nuk ka për buk, ata furnizohen me octopod, guaca deti, gafore, fruta deti të përziera, salmon të tymosur, e turpshme. Që absurdi të jetë më i madh qeveria refuzon propozim për rrogën minimale prej 500 eurosh, por nënshkruan marrveshje për fruta ekzotike, perime, fruta deti dhe aeroplan të shtrenjtë”, u shpreh Lolita Ristova nga LSDM.

Por nga VMRO-DPMNE i quajnë lajm të rremë pretendimet e LSDM-së për ushqime luksoze.

“Është i rremë lajmi se qeveria ka ngrënë karkaleca dhe salmon, sepse është bërë e qartë se kjo ishte një marrëveshje kornizë për furnizim me ushqime, të cilat furnizohen nëse nevojiten për vizitat e delegacioneve, dhe jo se ushqim i tillë është furnizuar realisht. Fundja , është i njëjti prokurim publik që është bërë nga qeveria e Venko Filipçes. Ka vetëm një ndryshim të madh, ai është se Venko Filipçe ka ngrënë gaforre, midhje dhe salmon me paratë e vjedhura, të njëjtat para me të cilat Zoran Zaev po ndërton tani ndërtesa në Dubai, dhe Venko Filipçe po i shpenzon paratë nga tenderët e përgjakshëm dhe provizionet që i bëri sa ishte ministër dhe mijëra njerëz humbën jetën në krizën e Covid-it”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

LSDM dhe VMRO-DPMNE, shkëmbim akuzash për ushqimin e zyrtarëve
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.