1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Osmani takohet me delegacionin e senatorëve amerikanë

Osmani takohet me delegacionin e senatorëve amerikanë

featured

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë takoi delegacionin e senatorëve amerikanë.

Osmani përmes një postimi në “Facebook” tha se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e marrëdhënieve mes Senatit Amerikan dhe vendit.

“Nga një vend që në vitin 1999 mori mbështetjen e tyre për liri e paqe, në një eksportuese të paqes dhe stabilitetit sot. Ky transformim nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e vazhdueshme të Senatit Amerikan. Kënaqësi e veçantë të takoja delegacionin e senatorëve amerikan gjatë qëndrimit në Mynih.  Sot, Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar edhe më tej këtë aleancë, duke ndërtuar mbi sukseset e përbashkëta dhe duke ecur përpara drejt sukseseve të reja”, ka shkruar Osmani në ‘Facebook”.

Osmani takohet me delegacionin e senatorëve amerikanë
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.